Pas largimit të trajnerit Berat Imeri ekipi i ri në Ligën e parë të Maqedonisë Veriut KF Voska Sport ende nuk e ka zgjidhur çështjen e trajnerit.
Drejtuesit e ekipit deri më tani kanë kontaktuar me Srgjan Zaharievskin, Mirsad Jonuzin, malazezin Miljan Radoviq, një trajner tetovar dhe së fundit edhe me trajnerin shqiptar Bledi Shkëmbi trajnerin e Teutës së Durrësit. Interesim për të drtejtuar ekipin e Voska Sport në kampionatin e ri 2023/2024 ka shprehur edhe një trajner boshnjak emri i të cilit nuk është publikuar. /KlanMacedonia/