Kusari-Lila komenton deklaratën e Limajt: Është shumë herët të flitet për bashkëpunime

Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa, e cila në këto zgjedhje kandidoi bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe partinë Guxo, tha se grupi i tyre ka hyrë në këto zgjedhje për të qeverisur vetëm.

Në një deklaratë për T7, Kusari-Lila kur u pyet për deklaratat e kreut të Nismës, Fatmir Limaj, i cili i hoqi vijat e kuqe për Vetëvendosjen nuk komentoi me arsyetimin se “është herët të flitet” kur rezultatet ende s’janë certifikuar.

“Lëvizja Vetëvendosje, grupi ynë, ka qenë i qartë për qeverisje të vetme, e para. E dyta, që ende pa u certifikuar rezultatet, pa u konfirmuar mandatet është shumë herët të flitet për çfarëdo mundësie bashkëpunimi në të ardhmen. Nuk kisha komentu specifikisht në deklaratat e z. Limaj për arsye se ka të bëjë me një proces i cili është ende duke vazhduar, prandaj vesoj deklarimet dhe komentet për to mund t’i bëjnë të tjerët”, tha ajo.

Limaj tha mbrëmë se nuk ka vija të kuqe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kush më fton në tavolinë unë shkoj ulna për tema nacionale Çka po të vynë një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hy në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem”, tha Fatmir Limaj në Debat Plus.

Limaj ka bërë thirrje për bashkëpunim mes partive politike për të shmangur një krizë qeveritare pas zgjedhjeve.

Ndaj kësaj deklarate reagoi shkurt partneri i koalicionit, Ramush Haradinaj, i cili shkori shkurt se “E keqja ka emër – Albin Kurti”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share