CHOLLET: IMPLEMENTIMI I ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE ME SHUMICË SERBE
Nënshkrimi i deklaratës për personat e zhdukur nga lufta e fundit dhe drafti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, janë dy temat për për të cilat do të diskutohet në takimin e kryeministrit Albin Kurti me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuciq në Bruksel.
Në takimin që nis në orën 18.00 të mbrëmjes palët pritet të mriatojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur si pikë të parë të rendit të ditës, e cila do të pasohet nga prezantimi/diskutimi mbi draft-statutin e parë të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.
Analistët e kanë vlerësuar si të vështirë takimin në Bruksel ndërsa kryeministri Kurti e ka vlerësuar si kompleks dhe të thjeshtë takimin në Bruksel.
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, të hënën në mbrëmje ka biseduar me kryeministrinKurti, për takimin e Brukselit.
“Një bisedë shumë të mirë me kryeministrin Kurti për takimin e 2 majit mbi normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në kuadër të bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian, rëndësinë e zbatimit të menjëhershëm të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe partneritetin e fuqishëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës” – tha Derek Chollet, këshilltar i lartëi DASH-it
Ky është takimi i parë ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuciq pas marrëveshjes së Ohrit.
Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha