Kurti: Vuçiq në koordinim me Rusinë po përgatit kërcënime dhe ultimatume të reja ndaj Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar VUçiq, në koordinim me Rusinë po përgatit kërcënime dhe ultimatume të reja ndaj Kosovës, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se pavarësisht dëshmive të gjenocidit në Kosovë, kjo nuk e pengon presidentin serb që të kërcënojë sërish – teksa ka numëruar krimet e Serbisë në luftën e fundit në Kosovë.

“Serbia flenë mbi varreza masive nga gjenocidi i kryer në Kosovë. 950 civilë të paarmatosur u masakruan, ua rrëmbyen kufomat dhe i futën në varreza masive në Serbi, përfshirë këtu kamionë frigoriferë që dolën nga fundi i liqeneve atje. Dëshmitë e gjenocidit janë të freskëta gjithandej në Kosovë e Serbi, por kjo nuk po e pengon Presidentin e Serbisë për të kërcënuar sërish”, shkroi ai.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share