Kurti vlerëson partneritetin e fortë me SHBA-të, dhe përfitimet që Kosova ka marrë nga kjo marrëdhënie aleatësh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ka përfituar në mënyrë të konsiderueshme nga marrëdhëniet e ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke iu referuar marrëveshjeve të rëndësishme si ajo me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe furnizimet me pajisje ushtarake. Duke u shprehur për angazhimin e tij për të thelluar lidhjet me SHBA-të, Kurti ka vënë në dukje se populli i Kosovës e ka mbështetur atë për një qasje më të gjerë dhe më të thellë me aleatin strategjik.

Kurti ka hedhur poshtë çdo sugjerim për servilizëm në politikën e jashtme, duke argumentuar se pozicioni i tij si kryeministër është rezultat i dëshirës së qytetarëve për marrëdhënie të forta dhe të ndershme, të bazuar në respekt reciprok dhe jo në nënshtrim. Ai ka shtuar se raportet e Kosovës me SHBA-të janë të bazuara në partneritet të fortë dhe të ndërsjellë, dhe se kjo marrëdhënie do të vazhdojë të jetë një shtyllë kyçe e politikës së jashtme të Kosovës.

“Besoj që raportet tona me SHBA-të, si një aleat i pazëvendësueshëm, si partner substancial, në të kaluarën, në të ardhmen, e sidomos tani, si një mik i dëshmuar janë raporte shumë të mira, marrëdhënia do të thotë edhe dhënie, jo vetëm marrje”, tha Kurti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share