Kurti: Vizionin për Asociacionin do të konkretizoj kur ka pajtueshmëri për shtyllat e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se vizionin e tij për draft-statutin e Asociacionit do të konkretizonte nëse ka pajtueshmëri në parim për shtyllat e tij.

Në seancën e sotme plenare ai ka deklaruar se nuk mund ta shkruajë statutin e Asociacionit dhe pastaj të kërkohet një kompromis për atë, pa pasur në fillim pajtim për parimet e tij.

“Unë këtë mund ta thelloj (vizionin për statutin e Asociacionit), por thellimi i kësaj nënkupton pajtueshmëri në parim. Pra kur të pajtohemi në parim, përfshirë edhe ato shtyllat që ju i përmendët që unë i kam thënë në parim, atëherë lirisht mund të thellojmë tekstin. Por nuk mund të shkruajmë tekste alternative ndërmjet të cilëve mund të gjendet një mesatare aritmetikore pa u pajtuar njëherë në parim”, është shprehur Kurti, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi./kp

Lexo gjithashtu
Total
0
Share