Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Hristijan Mickoski për marrjen e detyrës si kryeministër i ri i Maqedonisë së Veriut.
Në urimin e tij, Kurti ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinjë, por janë aleatë dhe partnerë të ngushtë me orientim drejt NATO-s, bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE.
“Urime për MickoskinHM për zgjedhjen tuaj kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinjë, por janë aleatë dhe partnerë të ngushtë në orientimin në NATO, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE/ Nga rruga Prizren-Tetova deri te mbrojtja dhe siguria, pres me padurim të punoj me ju për të përmirësuar edhe më tej marrëdhëniet tona tashmë të forta dypalëshe” – ka shkruar Kurti në rrjetin social “X
Congratulations to @MickoskiHM on your election as Prime Minister of the Republic of North Macedonia. Kosova and North Macedonia are not only neighbors but close allies and partners, in NATO orientation, regional cooperation and EU integration. From the Prizren–Tetova road to…
— Albin Kurti (@albinkurti) June 25, 2024