Kurti udhëton në Britaninë e Madhe, do të diskutojë mbi sfidat e sigurisë të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Mbretëri të Bashkuar. Sipas zyrës së kryeministrit, në qëndrimin e tij 1-ditor atje, krahas takimeve me zyrtarë të institucioneve, ai do të marrë pjesë në panelin e diskutimit mbi sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor, të organizuar nga Instituti i Politikave ‘’Chatham House’’.

Ndërsa më poshtë gjeni pikat për të cilat do të diskutohen në këtë takim:

-Si e kundërshtojnë liderët në të gjithë rajonin ndërhyrjen e palëve të treta në shtetet e tyre?

-A duhet që komuniteti ndërkombëtar të fokusohet më shumë në rritjen e tensioneve etnike dhe politike në Ballkanin Perëndimor si zona e ardhshme e mundshme e konfliktit të Evropës?

-A do të ofronte një zgjidhje integrimi i mëtejshëm në NATO-s dhe BE-së për tensionet në rritje në shtetet e Ballkanit dhe cili mund të jetë roli i Britanisë?

-Si mundet BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar të punojnë më afër me Ballkanin Perëndimor për të adresuar çështjet që lidhen me ikjen e trurit në rajon dhe presionet e mëvonshme migratore? /klankosova

Lexo gjithashtu
Total
0
Share