Kurti u kërkon sërish serbëve të mos i braktisin institucionet: Kosova është partnere e besueshme e miqve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se sundimi i ligjit është domosdoshmëri dhe prioritet e qeverisjes së tij. Para kabinetit qeveritar, Kurti folur për situatln në veri dhe sulmet siç i ka quajtur nga bandat kriminale.

Fjalimi i plotë:

I nderuar kabinet qeveritar, Të dashur qytetar, -Punësim dhe drejtësi; është platforma në të cilën ne kemi garuar para qytetarëve dhe që është shndërruar në paradigmën e qeverisjes sonë. -Punësim nëpërmjet investimeve dhe rritjes ekonomike. Drejtësi nëpërmjet sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit. Njëra për tjetrën janë parakushte. – Sundimin e ligjit e kemi përgjegjësi programore por edhe obligim institucional. Ne duam sundim të ligjit, sepse duhet sundim i ligjit.

Nuk është zgjedhje. Është detyrim.

– Mungesa e tij është kërcënim për të gjithë. – Me këtë kërcënim më së shumti po ballafaqohen bashkëqytetarët tanë në katër komunat në veri të vendit tonë. Presioni dhe sulmet ndaj tyre nga banda e individë kriminal janë vetë dëshmia se çka prodhon mungesa e sundimit të ligjit.

– Problemi i tyre nuk janë vendimet tona. As afatet që parashihen në to. 1012 vërejtje janë lëshuar deri sot në mëngjes. Asnjë incident i shënuar dhe asnjë ankesë e regjistruar. Problemi i tyre janë sulmet me bomba, djegiet e veturave dhe shtëpive, trysnitë dhe kërcënimet pa afat nga ata që problem e kanë ligjin.

– Ata që po urdhërojnë braktisjen e institucioneve të Republikës së Kosovës janë ata të cilëve po u pengon ligjshmëria e kushtetushmëria, luftimi i kriminaliteti dhe i korrupsionit në vendin tonë.

– Ne jemi qeveri e përgjegjshme. E të gjithëve. Kundër kriminelëve. E përkushtuar për zhvillim, për integrim, për barazi për të gjithë, për respektim të të drejtave të njeriut dhe pakicave dhe shërbim ndaj qytetarëve pa dallim dhe pa diskriminim.

– Republika e Kosovës është shtet demokratik i popullit të lirë.

– Aleate e zotuar e paqes. Partnere e besueshme e miqve të saj.

– Sundimi i ligjit dhe demokracia janë garantuesit më të mirë të sigurisë edhe të paqes.

– Ato janë vlera dhe orientimi i yni i përbashkët me partnerët dhe miqtë tanë.

– Bëj thirrje edhe një herë që mos të bojkotohen dhe të mos braktisen institucionet. Dua të falënderoj bashkëqytetarët tanë serb për pjekurinë e treguar në ruajtjen e qetësisë, paqes dhe të sigurisë, tha Kurti. /EkonomiaOnline/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share