Kurti: Trupi i Kosovës është i mbushur me plagë – drejtësia është i vetmi ilaç

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka përkujtuar martirët e Paklekut të ri të Drenasit dhe Studimes së Vushtrrisë.

Sipas tij, trupi i Kosovës i gjithi është i mbushur me plagë, të cilat për t´u shëruar kanë nevojë për drejtësi, njofton Klan Kosova.

“25 vjet më parë, forcat e armatosura të Serbisë, vranë dhe zhdukën me forcë dhjetë civilë shqiptarë në Paklek të ri. Për fatin dhe vendndodhjen e nëntë prej tyre nuk dihet ende”.

“Një vit me vonë, më 31 maj 1999, në Studime, forcat serbe masakruan 13 anëtarë të familjes Gërxhaliu. Në mesin e tyre, shtatë ishin fëmijë”.

Tutje, Kurti ka thënë se këto masakra, vrasje e zhdukje me forcë, sikurse edhe të gjitha masakrat tjera në Kosovë, janë dëshmi e pamohueshme e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit të shtetit të Serbisë ndaj shqiptarëve gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë.

“Trupi i Kosovës i gjithi është i mbushur me plagë, të cilat për t´u shëruar kanë nevojë për drejtësi. Drejtësia është i vetmi ilaç. Është themeli i qëndrueshëm për paqe”.

“U prehshin në paqe martirët dhe dëshmorët e Paklekut të Ri dhe Studimes”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share