Kurti tregon për ofertën që i bëri Vuçiqit në Ohër

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se gjatë bisedimeve që ka pasur në Ohër me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është i interesuar që qytetarët e Republikës së Kosovës të jenë të kënaqur me punën e tij, pa dallim etnie.

Kurti, mes tjerash, tha se në tavolinën e bisedimeve në Ohër pati një ofertë për Vuçiqin, të cilën e konsideron si ofertë bujare por që nuk pati dakordim, njofton Klankosova.tv.

Kurti tha se për Vuçiqin në tavolinë pati një ofertë të bazuar mbi tri shtylla, por që e njëjta u refuzua ashpër, njofton Klankosova.tv.

“Sa i përket menaxhimit të komunitetit serb në njërën anë dhe në anën tjetër këto marrëveshjet që i kemi trashëguar që janë shkelur nga vetë Serbia, unë kam bërë një ofertë konkrete duke thënë që nëse pala serbe është dakord që të pranojë le të themi tri shtylla bazike, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të publikuar me 23 dhjetor 2015 dhe në anën tjetër një qëndrim të Brukselit dhe Washingtonit mbi atë se çka përafërsisht është apo s’është asociacioni unë ju kam thënë që nëse janë dakord me këtë premisë unë jam i gatshëm ta shkruaj draftin e propozimit. Mirëpo, duhet të pajtohemi fillimisht me premisën – nuk ka pasur dakordim që të përfillen këto tri shtylla”.

“Me këto tri shtylla unë kam thënë se ua sjell statusin si draft të shkruar nesër në mëngjes, këtë jua kam thënë në pasditen e 18 marsit në takimin trelateral dhe është refuzuar, bile jo vetëm që u refuzua por në ato momente u tha që nuk paskemi çfarë të diskutojmë më shumë dhe mund të ngrihemi nga ky takim”.

“Ishte refuzim shumë i ashpër i ofertës që nëse do të pranohej si premisë do të merrja barrën që të nesërmen në mëngjes t’i vazhdojmë bisedimet ku unë do ta sjell në tavolinë propozimin. Por, premisat s’u respektuan” tha Kurti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share