Kurti tregon kushtet për ta pranuar Asociacionin

Kryeministri Albin Kurti ka treguar në Kuvend rrethanat në të cilat do të zbatohej Asociacioni I komunave me shumicë serbe.

Pikat që i tha Kurti janë si vijon:

Asociacioni të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv, duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave, sipas kushtetutësTë drejtat e pakicave kombëtare duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.

Para vendosjes së asociacionit, strukturat ilegale në veri të shuhen dhe bëhet dorëzimi I të gjitha armëve ilegale.

Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke dhe pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së në raport me Kosovën. Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara në pesë shtetet e BE-se për mosaplikimin e Kosovës në BE. /KLankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share