Kurti thumbon Ramën: Shënojmë përvjetorin e ”Ballkonit të Hapur”

KURTI MIRËPRETI MËRGIMTARËT, U TREGON PËR “PROGRESIN DEMOKRATIK E EKONOMIK TË KOSOVËS”

Kryeministri Albin Kurti ka ironizuar  sërish  me çështjen e “Ballkanit të Hapur” dhe kryeministrin Edi Rama.

Në një pritje që u bëri të marën mbrëma  mërgimtarëve, Kurti tha se po e shënojnë përvjetorin e “Ballkonit të Hapur”, duke e quajtur kështu një vend të këndshëm.

Për rastësi, ose ndoshta edhe jo, nesër bëhen fiks një vit prej se e kemi inauguruar “Ballkonin e Hapur” këtu në Kryeministri.  ëtu, një vit më parë, prej kur kjo hapësirë e objektit të qeverisë, që dikur nuk shfrytëzohej, është bërë vend kaq i këndshëm për pritje e takime.

Tha se Ballkoni vazhdon të jetë i hapur për mërgatën dhe në të do të takohen për shumë mote.

E edhe një vit pas, Ballkoni ynë vazhdon të jetë i hapur, sonte, për mërgatën tonë të dashur, për juve bashkatdhetarë. Bashkë e shpallëm. Bashkë po e shënojmë edhe përvjetorin e parë. Bashkë do të takohemi për shumë mote. Mirë se vini e gëzuar.

Kosova nuk i ishte bashkuar iniciativës për Ballkanin e hapur në të cilën bënin pjesë Shqipëria Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Kosova konsideronte se iniciativa e Ballkanit të Hapur ishte e dëmshme për Kosovën ndërsa ishte fokusuar te  procesi i Berlinit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share