Sot u zhvillua mbledhja e katërt e Komitetit të Përbashkët Drejtues mes Qeverisë së Kosovës dhe Ekipit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën (UNKT).
Kryeministri Albin Kurti theksoi se Qeveria është e përkushtuar për avancimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm, duke përfshirë fushat e shëndetësisë, arsimit, digjitalizimit, agrikulturës, drejtësisë dhe sigurisë.
Krijimi i Fondit të Përbashkët Përshpejtues të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm për Kosovën është një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë, donatorëve dhe OKB-së.
Kurti shprehu mirënjohjen për përpjekjet e institucioneve qeveritare dhe partnerëve zhvillimorë për zbatimin e prioriteteve kombëtare.