Kurti tërhiqet, nis largimi i 4 kryetarëve

Pas tërheqjes së policëve, nis procedurat për zgjedhje të reja

Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për largimin e kryetarëve të zgjedhur në veri të Kosovës dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Kjo ministri tashmë ka caktuar grupin e punës për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave.

Sipas vendimit të nënshkruar nga ministri, Elbert Krasniqi, ky grup duhet ta finalizojë projekt-udhëzimin administrativ deri më 1 Shtator 2023.

Në vendim thuhet që grupi i pubës do të mbështetët nga zyra e BE-së, përfaqësues nga ambasadat dhe OSBE-ja.

Pikërisht nga shpallja e zgjedhjeve duket të varet edhe heqja e masave për Kosovën nga BE-ja.

Ndërsa Kosova ka nënshkruar një marrëveshje katërpikëshe për përshkallëzimin e situatës në veri, masat ndaj saj nuk janë hequr, e për analistin Gazmir Rraci kjo është e çuditshme.

“Kosova ka filluar të zbatojë planin 4-pikësh, ka ulur prezencën e policisë në dhe përreth objekteve që ka qenë pika e parë dhe shumë e rëndësishme nga ana e Bashkimit Europian që është kërkuar”.

Konfidenciale është mbajtur edhe biseda ndërmjet kryeministrit Albin Kurti në takimin që javën e kaluar zhvilloi në zyrën e tij me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Takimi ishte paralajmëruar nga zyra e kryeministrit të mbahej në 21:30, por për shkak të ndryshimeve në axhendë, ishte mbajtur e kishte përfunduar para kësaj ore dhe për këtë mediat u njoftuan vetëm pas përfundimit të takimit.

Në asnjë njoftim nuk u zbulua se çka kishte biseduar Kurti me Sarrazinin.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share