Kurti: Të paharruara e të pafalshme janë krimet e Serbisë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se të paharruara dhe të pafalshme janë krimet e Serbisë në Kosovë.

Shefi i ekzekutivit kosovarë ka kujtuar se Diturije Deliun, e cila ishte e vetmja që i mbijetoi masakrës së 26 shtatorit 1998.

“I kishte gjashtë javë. Forcat e armatosura serbe ia masakruan 22 anëtarë të familjes. Ajo u gjetë e gjallë. Fshehur nën trupin e nënës Lumnije. Nënës mburojë. E mbijetuara e masakrës në Abri të Epërme nuk mbijetoi. Ajo vdiq më 19 nëntor, rrugës për në fshatin Tërdec, gjersa gjyshi i saj, Bajram Fejza dhe halla e saj, Bedrie Deliu Fejza, po e dërgonin për në spitalin ushatarak të UÇK-së”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share