Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuaraktorin kosovar, Enver Petrovci.
Kurti njoftoi se ky takim vjen pasi Petrovci, kishte marrë trajtim mjekësor në spitalet e Prishtinës dhe të Stambollit.
Ai tha se “në këtë takim ku ka qenë e pranishme edhe bashkëshortja e Petrovcit, Valbona Pula Petrovci, kanë folur për tetarin e filmin në Kosovë dhe për kontributin e Enver Petrovcit ndër vite dhe sfidat përgjatë karrierës”.
“Gjallëria dhe kthjelltësia e Enver Petrovcit përcëllon pozitivisht dhe frymon një lloj të lirisë së shprehjes plot karizëm të pasforcuar dhe humor të mençur. Dje pata kënaqësinë të vizitoj aktorin e mirënjohur, pas një qëndrimi të tij në spitalet e Prishtinës dhe Stambollit për shërim. Më priti së bashku me bashkëshorten e tij, Profesoreshën e njohur të Pianos, Valbona Pula Petrovci, si dhe me fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre. Diskutuam gjerë e gjatë për teatrin e filmin te ne, kontributin dhe sukseset e tij ndër vite, si dhe sfidat që ka hasur përgjatë karrierës së tij të pasur”, shkroi Kurti në Instagram transmeton Klankosova.tv