Kurti takoi drejtoreshën e NDI-së, diskutuan për demokracinë dhe transparencën dhe llogaridhëninë institucionale

Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim drejtoreshën e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), znj.Nancy Soderberg. Gjatë këtij takimi, Kurti vlerësoi kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm të NDI-së në fusha të ndryshme, duke përfshirë demokratizimin, transparencën dhe llogaridhëninë institucionale.

“Progresi demokratik i shoqërisë në të gjitha sferat e jetës shoqërore mbetet qendra e vëmendjes për ndërtimin e politikave dhe zhvillimin e vendit tonë,” thuhet në njoftim.

Ky takim ishte i dyti për këtë vit ndërmjet Kurtit dhe Soderberg. Ata diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në nivel ndërkombëtar, ndërsa u përqendruan në rezultatet e bashkëpunimit të deritanishëm dhe përkushtimin e përbashkët për avancimin e demokracisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share