SERBËT PYESIN: A DO TA KEMI ASOCIACIONIN?
Kryeministri Albin Kurti i ka bërë thirrje Serbisë që të ndalë nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jete.
Kjo thirrje e Kurtit në Tuitter ka ardhur pas sulmit me granata dore ndaj objektit të Komunës së Mitrovicës së Veriut.
Ndërsa në Mitrovicë dhe Graçanicë serbët kanë protestuar ku u paraqit një dokument i quajtur “Deklarata e Vidovdanit” apo Shën Vidit.
Në këtë deklaratë që ne Gracanicë e lexoi kryetari i Shtërpcës Dalibor Jevtiq përmendet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Ka ardhur koha që të zbardhet e vërteta dhe të thuhet qartë në këtë Vidovdan: a do të kemi Asociacion? Ndryshe, e dimë çfarë të bëjmë”, thekson, mes tjerash Dalibor Jevtiq.
Në këtë deklaratë thuhet se komuniteti serb në Kosovë është “i ekspozuar ndaj dhunës”.
”Nëse Prishtina vazhdon me aktivitetet dhe arrestimet e saj, serbët në Kosovë ne detyrohemi detyrohem t’u përgjigjemi të gjithë atyre që na dëshirojnë të keqen, që ëndërrojnë luftën në vend të paqes” – tha Dalibor Jevtiq.
Në fjalimin e tij para protestuesve Jevtiq i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që “t’i mbrojë serbët nga autoritetet e Kosovës ndaj rrezikut potencial duke mos specifikuar për cfarë rreziku bëhet fjalë.
“Ne nuk kemi problem me popullin shqiptar, ne kemi problem me një njeri, kemi problem me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe regjimin e tij” – tha Dalibor Jevtiq.
Deklarata e Vidovdanit sic e quajnë serbët është publikuar një ditë para kësaj feste.
Shën Vidi festohet nga serbët në Kosovë cdo 28 qershor për të kujtuar sipas tyre vuajtjet e serbëve në betejën e Kosovës kundër ushtrisë osmane.
Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha