Kurti: Serbia e afroi ushtrinë 50 metra afër kufirit në Kamenicë – kur e vërejtën që i pamë ikën me shpejtësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ushtria e Serbisë ka lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, në territorin e komunës së Kamenicës, më 12.10.2024.

Sipas kryeministrit Kurti, me këtë veprim, Serbia e ka provokuar sërish Kosovën.

Megjithatë, ushtarët serbë ishin larguar pasi u vërejtën nga ekipet e sigurisë së Kosovës, njofton Kurti.

“Institucionet përkatëse të sigurisë së Republikës së Kosovës kanë detektuar menjëherë këto lëvizje provokuese nga ushtria e Serbisë, të cilat kanë për synim nxitjen e tensioneve. Kur e kanë parë që i kemi vërejtur dhe xhiruar, kanë ikur me shpejtësi e janë larguar për në brendi të territorit të tyre” – ka shkruar Kurti në Facebook, më 12.10.2024.

Kurti ka publikuar edhe disa fotografi në këtë njoftim, ku shihen disa ushtarë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share