Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga ana e njësisë speciale të Serbisë.
Ai tha se kjo është hakmarrje nga ana e Serbisë për arrestimin e kapos së “Mbrojtjes Civile” Milun Milenkoviq-Llune.
“Serbia përdori instrumentin më qyqar, atë të rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë. Për harkmarrje ç’njerëzore kemi kërkuar denoncim të hapur nga gjithë partnerët tanë”, tha Kurti.