Kurti raporton për takimin e 27 Shkurtit

Kryeministri Albin Kurti do të udhëtojë në Bruksel duke ruajtur konfidencialitetin e planit franko-gjerman. Ai ka preferuar të mos u japë shumë detaje deputetëve të Kuvendit në pyetjet parlamentare duke thënë se për këtë është pajtuar me ndërmjetësit e bisedimeve.

Kurti ka thënë se propozimi franko-gjerman nuk është produkt i përfshirjes së kërkesave të palëve, por përfshirje e historisë së dialogut.

“Unë e kam pranuar parimin të cilin e kanë kërkuar ndërmjetësit evropian, e ajo është transparenca e procesit, konfidencitaliteti i bisedimeve. Rrjedhimisht përmbajtjen tekstuale e kam ndarë me kryetarët e partive opozitare, por jo edhe në Kuvend të Republikës”, tha Kurti.

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka kërkuar që të hënën të mbyllet marrëveshja me Serbinë. Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku thotë se plani franko-gjerman nuk ka pikur nga qielli, por është produkt i negocimit të Kryeministrit tash e dy vite.

“Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj marrëveshjen për armëpushim, jo marrëveshjen finale, me njohjen reciproke në qendër. Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruajë Asociacionin, apo Zajednicën siç e quante dikur”, tha Çitaku.

Kurti e Vuciç janë pajtuar që të hënën të takohen në Bruksel me ndërmjetësim të BE-së për të diskutuar planin franko-gjerman ndërsa ambasadori amerikan ka thënë se ndërmjetësit janë të inkurajuar pasi në parim të dyja palët e kanë pranuar këtë plan.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share