Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer. Takimi ndërmjet Kurtit dhe Nussbaumer është duke u zhvilluar në objektin e qeverisë së Kosovës.
Nussbaumer gjatë kësaj jave ka qëndruar në Kosovë ku ditë më parë ka zhvilluar takim edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca. Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, në një konferencë për media pas takimit me Konjufcën, ka shprehur shqetësimin e Zvicrës lidhur me tensionet në rritje mes pakicave serbe në Kosovë dhe situatën në pjesën veriore të vendit.
Ai ka bërë thirrje për ndërmarrjen e hapave për të parandaluar eskalimin e tensioneve. Zvicra mbështet dialogun dhe e sheh Kosovën si një aleate të fortë për zhvillim dhe integrim evropian.