Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një dalje para mediave pasditen e sotme, ka konfirmuar se është i gatshëm të marrë pjesë në takiminne ftuar nga Borrell në Bruksel, informon KlanM.
Kurti sërish këmbënguli në dënimin e agresionit serb në Kosovë.
“Po, jam i gatshëm dhe i interesuar që të shkoj në takiminne radhës në Bruksel, në mënyrë që të paraqes hollësisht të gjitha këto të dhëna, të cilat i morëm dhe ta kuptojnë që deeskalimi i situatës që po e kërkojnë të gjithë, nënkupton lirimin e menjëhershëm të pakusht të policëve dhe dënimin e agresionit të Serbisë në Kosvë”, theksoi Kurti./KlanMacedonia