Kurti: Plani për rritjen e BE-së të përshpejtojë antarësimin e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian dhe krijimi i tregut të përbashkët rajonal duhet të përshpejtojnë anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai ka shkruar në rrjetin social X se fondet e BE-së duhet të ndërlidhen me vlerat e Bashkimit Evropian.

“U mblodhëm sot në Shkup për takimin ‘Ballkani Perëndimor takon BE-në’, si pjesë e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi Planin e Rritjes së BE-së dhe SHBA-së”, ka thënë ai.

Të hënën do të mblidhen vendet anëtare të Ballkanit Perëndimor. Janë paralajmëruar konferenca për shtyp dhe takime mes liderëve.

Një ditë më parë, janë publikuar pamje të liderëve prezentë në Maqedoni të Veriut.

Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup, kjo është agjenda
Liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen të hënën në Shkup për të diskutuar mbi hapat për integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian. Ky takim do të mbahet në kuadër të “Planit të Rritjes…

E, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka deklaruar se shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në Bashkimin Evropian, derisa ka bërë thirrje për unitet dhe stabilitetit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share