Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për ndalimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani nga Policia e Maqedonisë së Veriut, me fletarrest të Serbisë.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Ministria e Drejtësisë është në komunikim me Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që të mos ketë nënshtrim ndaj agresivitetit të Serbisë kundër Kosovës.
“Ministria e Drejtësisë dhe autoritet tona janë në komunikim me qeverinë e Maqedonisë së Veriut me sektorët përkatës në mënyrë që të marrim vesh më shumë për shtetasin e Kosovës i cili po mbahet në paraburgim aje që të mos ketë nënshtrim ndaj agresivitetit të Serbisë kundër Kosovës që reflektohet edhe në fletarreste të tilla për qytetarët tonë”, ka thënë Kurti.
Ish-ushtari Blerim Ramadani është ndaluar të mërkurën nga Policia e Maqedonisë së Veriut me fletarrest të lëshuar nga Serbia.