Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka quajtur të padrejtë vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët serb të Kosovës, të cilët posedojnë pasaporta të Serbisë.
“E konsiderojmë të padrejtë, të dëmshme dhe gjithashtu dekurajuese për integrimin e serbëve. Sidoqoftë shteti i Kosovës, Republika jonë demokratike dhe e pavarur e ka forcuar pasaportën e saj si asnjëherë më parë, ndërkaq ne nuk kemi mundësi të mëdha që të ndikojmë te vendimet e Brukselit”, tha Kurti.
Këtë deklarim Kurti, e bëri gjatë përurimit të Klinikës së Kardiokirurgjisë.
Lidhur me rastin gjatë ditës së djeshme ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani/ Klankosova.tv