Kurti pas takimit me Scholz: Vizita e tij ishte historike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur historike vizitën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se me kënaqësi e ka pritur kancerlarin Scholz në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Sipas tij, kjo vizitë është dëshmi e marrëdhënieve të mira mes Kosovës dhe Gjermanisë, si dy vende që kanë vlera të përbashkëta.

“Pata kënaqësinë e veçantë që në vizitën e parë të një kancelari gjerman në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ta mirëpres Kancelarin Scholz në Aeroportin “Adem Jashari”, të parakalojmë bashkë në ceremoninë pritëse me nderime të larta shtetërore, të bisedojmë në një takim tête-à-tête, të diskutojmë me delegacionet tona shtetërore, dhe t’i drejtohemi popullit të Republikës nëpërmjet një konference të përbashkët për media”.

“Vizita e sotme e kancelarit gjerman ishte historike. Përveçse e para e tillë që nga shpallja e pavarësisë, ishte dëshmi e marrëdhënieve tona të forta si dy vende partnere dhe aleate për njëra-tjetrën, të lidhura me vlera të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë, në një moment përcaktues për rajonin dhe kontinentin tonë”, ka shkruar Kurti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share