Kurti para BE-së e ShBA-së ia kërkon Vuçiqit dorëzimin e Radoiçiqit në Kosovë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Kotor, i ka kërkuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që t’ia dorëzojë autoriteteve të Kosovës terroristin Milan Radoiçiq.

Kurti tha se marrëdhëniet e mira fqinjësore në Ballkanin Perëndimor me njohje reciproke janë të domosdoshme për paqe, siguri dhe integrim.

“Për këtë arsye, kërkojë nga Serbia që ta dorëzojë Milan Radiociqin në Kosovë dhe grupin e tij paramilitar që e ka vrarë rreshterin tonë, Afrim Bunjkaun më 24 shtator”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Kurti e porositi BE-në që ta kontrollojë progresin demokratik dhe reformat në rajon, e më pas t’i bazojë politikat e saj në ato të dhëna.

“Tani më lejoni të flas për përparimin e bërë me Planin Zhvillimor. Për Kosovën Plani Zhvillimor i BE-së paraqet një mundësi për ta cuar përpara integrimin tonë në tregun unik evropian duke përshpejtuar reformat që kanë të bëjnë me demokratizimin, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut”.

“Mirëpresim punën në tregun unik për vitin 2025-28 dhe të miratojmë këtë në Procesin e Berlinit. Ky duhet të jetë një plan ambicioz i cili e integron rajonin tonë dhe e lidh me tregun e brendshëm të BE-së”, tha, njofton Klankosova.tv.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share