“Pas tyre është Putini, kemi autokraci në kufij”
Rreziku i një lufte me Serbinë është prezent. Kjo është deklarata e dhënë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një interviste për gazetën italiane “Republika”.
“Rrezikojmë luftë. Pas Serbisë është Putini. Nuk do të thosha se rreziku është shumë i madh, sepse ne kemi edhe një kontingjent të NATO-s këtu, por sigurisht që është i lartë. Ne jemi një demokraci që kemi një autokraci në kufij”.
Sa i përket masave të fundit të qeverisë për targat dhe reciprocitetin për dokumente me Serbinë, Kurti theksoi se serbët kanë ngritur 48 baza rreth Kosovës dhe se protestat në veri ishin të organizuara nga Beogradi, me mbështetjen e Rusisë.
“Protestat nuk kanë qenë spontane, ato janë organizuar nga Beogradi me mbështetjen e Rusisë. Që nga gushti 2001, Serbia ka ngritur 48 baza operative përpara, 28 ushtarake dhe 20 të xhandarmërisë. Serbe Veteranët janë bërë të gjithë pro Rusisë. Si për të thënë: rreziku ekziston dhe ne e paralajmërojmë atë”.
Sa i përket takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç më 18 Gusht në Bruksel, Kurti shprehet se ai do të mbahet për aspektet e përgjithshme të marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe se shpreson se do të ndihmojë në uljen e tensionit.
Tv Klan