Kurti nuk e komenton ftesën që iu bë nga Prokuroria Speciale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të flasë në lidhje me ftesën që i është bërë nga Prokuroria Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Në një video të publikuar nga Arbresh.info, Kurti shihet teksa del nga një sallë me truprojat e tij ku edhe po e prisnin gazetarët.

Njëri nga ta e pyeti në lidhje me zhvillimin e fundit, mirëpo shefi i qeverisë tha “jam në nxitim”, njofton Klankosova.tv.

Për ftesën nga Prokuroria Speciale, njoftoi zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu. Sipas dokumentit që ai publikoi dje, Kurti duhet të paraqitet në Prokurori më 16 dhjetor.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share