Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij të mbajtur në asamblenë “Open Government Partnership” në Estoni, tha se Kosova është e rrezikuar nga sulmet kibernetike të cilat sipas tij, mund të vije nga aleatët e Rusisë.
Ai tha se në dritën e sulmeve kibernetike, digjitalizimi bëhet edhe më i rëndësishëm, e sipas tij, Kosova është e pajisur me internetin në gjithë territorin e saj dhe se kosovarët kanë mundësi të qasjes në marketin ndërkombëtar.
Ai shtoi se Kosova është e hapur që të mësoj nga aleatët e saj për një demokraci sa më të fortë digjitale.
“Është kënaqësi që të jem ne Estoni. Estonia është një storie suksesi e digjitalizimit. Ajo ua ka lehtësuar jetën qytetarëve të saj përmes digjitalizimit. Në dritën e sulmeve kibernetike, digjitalizimi bëhet edhe më i rëndësishëm. Me internetin qe shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, qytetarët tanë kane mundësi në marketin ndërkombëtar”.
“Kështu mund ta përmirësojmë efikasitetin e shëndetësisë, gjyqësorit dhe ta rrisim produktivitetin e gjithë ekonomisë. Mirëpo çdo e mirë, ka edhe kërcënimet e saj. Në Kosovë, aleatët e Rusisë kanë tëndenca të bëjnë sulme kibernetike. Jemi të hapur të mësojmë nga ju për një demokraci sa më të fortë digjitale”, tha ai.