Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shënimi i ditës së çlirimit e ka sjell të tashmën dhe e ka përcaktuar të ardhmen e vendit, raporton Ekonomia Online.
Në seancën solemne, kreu i ekzekutivi theksoi se 25 vjet pas çlirimit, duan marrëdhënie të mirë me fqinjët, me njohje e pa sulme.
“Të bashkohemi fizikisht e shpirtërisht si sot në Kuvend e sheshet e qyteteve, për të shënuar një ngjarje historike që e ka sjell të tashmen dhe e ka përcaktuar të ardhmen. Sikur atëherë edhe tani Serbia rri e rreshtuar prapa Rusisë. Kosova ka shkuar në vazhdimësi duke forcuar aleancat e saja me vendet partnere. BE është familja jonë e synuar politike, kurse NATO është destinacioni ynë ushtarak. Pikërisht se kemi vuajtur dhe kemi humbur, tash duam që Kosova e të gjithë qytetarëve ta gëzojnë, shumica shqiptare me pakicat. Duam marrëdhënie të mira fqinjësore, e njohje, pa sulme. Kurrë më të lirë e të pavarur nuk kemi qenë”, ka thënë ai.