Kurti: Në Paris takim i mundshëm trepalësh me Vuçiqin

NË TAVOLINË DY PROPOZIME

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar  për në  Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes.

Përveç punimeve dhe darkës përgjatë këtij forumi prestigjioz, ai ka paralajmëruar një takim të mundshëm trilateral me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Jam i gatshëm i përgatitur, dhe gjithnjë i interesuar, për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër” – tha Albin Kurti.

Ai ka bërë të ditur se i kanë  dy propozime në tavolinë.

”Propozimi im për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.Dialogu parimor me të tjerët, sundimi i ligjit njësoj për të gjithë, dhe, paqja e siguria në tërë territorin, shkojnë bashkë” – deklaroi Kurti.

Takimi i mundshem Kurti Vuciq vjen pas bojkotit qe serbet e veriut i kane bere institucioneve ndersa kryeministri Kurti eshte duke zbatuar vendimin e e tij per targat pavaresisht kerkeses te SHBA se dhe bE se per te shtyre vendimin.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share