Kurti në Paris, falenderon Macronin për mikpritjen e ngrohtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Paris, aty mori pjesë në ceremoninë solemne të hapjes së Lojërave të tridhjetë e treta Olimpike.

Kurti ka falënderuar Macron, për organizimin kulminant të këtyre lojërave dhe mikpritjen e ngrohtë.

Postimi i plotë:

Sena është Skena. Parisi është Qyteti. Historia është Lum. Bota po ashtu. E sporti bëhet kulturë që bëhet art.

Duke spikatur të përbashkëtën e shteteve e popujve dhe duke u bërë bashkë në këtë kryeqytet kulturor e historik, afirmojmë universalen, jo thjesht përtej partikulares, por pikërisht edhe nëpërmjet saj.

Nga artistë të rinj të shquar, vepra klasike e moderne me koreografi të gjerë dhe dinamike, na u pushtuan shqisat mbrëmë në ceremoninë e hapjes për pesë orë rresht.

Lojërat Olimpike Paris 2024 që vazhdojnë si gara sportive elitare, nisën si festë e bukur popullore.

Falenderoj Presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, dhe Presidentin e Republikës Franceze, Emmanuel Macron, për organizimin kulminant dhe mikpritjen e ngrohtë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share