Kurti në Davos u takua me shefen e USAID-it, forcimi i stabilitetit rajonal temë diskutimi

Zyrtarja e Lartë në Administratën e Joe Biden, shefja e USAID-it, Samantha Power, ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Ajo shkruan në platformën X, se USAID, po punon me Kosovën për të forcuar stabilitetin rajonal, sigurinë energjetike dhe investimet e sektorit privat, transmeton klankosova.tv.

Takimi mes tyre u zhvillua dje, gjatë pjesëmarrjes së të dyve në Forumin Ekonomik në Davos, ndërsa për këtë ngjarje, ka shkruar sot vet Power.

 

Derisa takimin mes Power dhe Kurti, duket ta ketë mirëpritur edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, meqë e ka rishpërndarë në X, njoftimin e zyrtares së Lartë të Administratës së Joe Biden.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share