Kryeministri Albin Kurti, është parë sonte në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’, duke ndjekur nga afër ndeshjen për Kupën e Kosovës.
Pikërisht në kohën kur dhe ishte paraparë që ai t’i priste në takim emisarët ndërkombëtarë për dialogun, klankosova.tv, mëson se takimi është shtyrë paraprakisht për 30 minuta.
Ai madje pas përfundimit të ndeshjes, u pa të ndante edhe medalje për lojtarët e fushës, ndërsa shoqërohej edhe nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Kujtojmë që takimi Kurti-Escobar-Lajçak, pritej të niste në ora 20.00 megjithatë ai u shtye për të nisur nga 20.30.