Kurti: Ndërhyrja e NATO-s e ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë, përgjithmonë u jemi mirënjohës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot përkujtohet dhe festohet 24-vjetori i çlirimit të Kosovës dhe siç u shpreh ai, vendosjen e paqes në vendin tonë

“Pas çlirimit vjen paqja, sot përkujtojmë dhe festojmë 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe vendosjen e paqes në vendin tonë, pra 12 qershorin. Bashkë me presidenten e Republikës dhe Kryetarin e Kuvendit kujtuam duke vendosur lule të freskëta dhe bërë homazhe, humanizmin e Rugovës, qëndresën e Demaçit, sakrificën e Jasharajve dhe këtu kontributin e NATO-s”, tha ai.

Tutje, Kurti u shpreh se ndërhyrja e NATO-s e ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë dhe u shpreh se përgjithmonë u jemi mirënjohës, përcjell Klankosova.tv.

“Përulemi para gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit dhe të gjithë atyre të cilët thanë jetën për lirinë e popullit dhe çlirimin e popullit. Ndërhyrja ushtarake e NATO-s e ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë, gjithnjë dhe përgjithmonë u jemi falënderues dhe mirënjohës”, u shpreh tutje Kurti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share