Kurti me ministra i prijnë “Paradës së Krenarisë” në Prishtinë

Ka nisur “Parada e Krenarisë’ në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë me moton “Kemi qenë dhe do t’jemi” nga komuniteti LGTBIQ+.

Numri i pjesëmarrësve ishte i madh, teksa kishte edhe nga skena politike të cilët dolën për t’i dhënë përkrahje këtij komuniteti, njofton Klankosova.tv.

Në mesin e figurave që ishin prezentë në “Paradën e Krenarisë” ishte kryeministri Albin Kurti, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ai i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share