“PËR DEFORMIMIN E PROCESIT NGA LAJÇAKU KAM NJOFTUAR QENDRAT KRYESORE BOTËRORE”
Akuza ndaj emisarit të BE-së për dialogun Miroslav Lajcak ka hedhur kryeministri Albin Kurti duke thënë se ai kishte koordinim dhe sinkronizim të qëndrimeve me Serbinë në takimin e 14 shtatorit në Bruksel.
Ai tha se në takim kishte prezantuar propozimin e tij për zbatimin e marrëveshjes, ndërsa tha se ndaj tij Vuçiq dhe Lajçak reaguan “me të njëjtin mendim”, duke e shpërfillur.
“Në takimin trilateral, u ekspozova përballë një sklenari të cilin z. Lajçak dukej se e kishte dizejnuar kohë më parë”, tha Albin Kurti.
Për deformim të procesit nga Lajcak siç tha ai i ka njoftuar të gjitha qendrat kryesore botërore.
“Pra i kam dërguar letër kancelarit Scholz, presidentit Macron, kryeministres Meloni dhe sekretarint Blinken. Këtu kemi të bëjmë me një emisar që e ka deformuar procesin, duke mos u përqendruar në zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike, por duke lejuar që qerrja të vihet para kalit, që Asociacioni njëherë e pastaj shohim. Dhe ky deformim i provesit i zbatimit është i shoqëruar edhe me një padrejtësi fundamentale”, tha Kurti.
Për masat e vendosura ai tha se Kosova bë bërë mjaftueshëm që ato të hiqen nga ana e BE-së. Ndërsa zgjedhjet e reja në Kosovë tha se nuk i përshtaten askujt.
Takimi i 14 shtatorit në Bruksel rezultoi pa sukses për zbatimin e aneks marrëveshjes së Ohrit.
Raporti. Blerta Dalloshi Berisha