Kurti: Kosova po bëhet partner i denjë për t’u konsoliduar mes aleancave me SHBA dhe NATO

FILE PHOTO: Kosovo’s Prime Minister Albin Kurti poses for a picture during an interview with Reuters at his office in Pristina, Kosovo August 10, 2022. REUTERS/Fedja Grulovic//File Photo

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se Kosova po bëhet një partner i denjë për t’u konsoliduar mes aleancave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.

Në një postim në Facebook, Kurti bën të ditur gjithashtu se Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është duke zhvilluar një në vizitë në SHBA, me rastin e 30-vjetorit të Programit të Partneritetit Shtetëror.

“I ftuar nga Gjeneral Daniel R. Hokanson, mes 800 liderësh ushtarakë, Komandanti i FSK-së Gjeneral Bashkim Jashari mori pjesë dhe zhvilloi takime në 30-vjetorin e themelimit të Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program – SPP), të Gardave Kombëtare. Nën shoqërimin e Gjeneral Stephen Osbornit nga Garda Kombëtare e Ioëas, Gjeneral Jashari e takoi edhe Gjeneral Mark A. Milley, Shefin e Shtabit të Përbashkët, që iu adresua me fjalim të pranishmëve. Me këtë rast, Gjeneral Bashkim Jashari zhvilloi takime edhe me shumë krerë ushtarakë amerikanë dhe të ushtrive tjera aleate. Teksa po rrisim përmasën, shtojmë aftësitë dhe ngrejmë kapacitetet tona ushtarake, Kosova po bëhet një partner i denjë për t’u konsoliduar mes aleancave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n”, shkruan Albin Kurti në postimin e tij në Facebook.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share