Kurti: Kemi vakum në kufi që duhet të mbushet. Terroristët erdhën me skenar të qartë

Kryeministri Albin Kurti është i bindur se qëllimi i Serbisë me sulmin terrorist të 24 Shtatorit ishte të hapte një luftë të armatosur në Kosovë. Bindje kjo e krijuar nga arsenali i madh i armëve që kriminelët lanë pas në manastirin e Banjskës në Zveçan.

“Të dielën që shkoi, grupet kriminale terroriste cënuan integriteti, sovranitetin shtetëror dhe sigurinë tonë kombëtare. Ata kishin ardhur më një skenar të tyre por që me sukses u eliminuan nga PK-ja. Armatimi ushtarak direktivat politike dhe mbështetja të gjitha vini nga Serbia. Nga e diela që lamë pas më asgjë nuk është e njëtë”.

Nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ai foli edhe për shtimin e prezencës ushtarake të NATO-s në veri, duke theksuar se kufiri mes dy vendeve duhet të ruhet.

“Është zotimi i njëanshëm ndaj NATO-s i një pararendësi tim që nuk lejon FSK-në të futet në veri, por kufiri ynë duhet të ruhet. Ky vakum që është atje duhet të mbushet, dhe për këtë jemi duke shtuar bashkëpunimin me partnerët e aleatët tanë ndërkombëtarë, e ata praninë e NATO-s, KFOR-it atje”.

Ai kërkoi edhe njëherë që faktori ndërkombëtar të marrë masa ndaj Serbisë në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share