Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë të përbashkët me Ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla ku foli për situatën e tensionuar në veri të Kosovës iu përgjigjet dhe interesimit të gazetarëve nëse ai ishte i gatshëm për t’u takuar me Presidentin e Serbisë Vuçiç pas ftesës që shefi i diplomacisë së BE Josep Borrell iu ka bërë të dy palëve. Kurti u shpreh se ai do të duhej të takohej me Vuçiç që më 19 Korrik, por një gjë e tillë nuk ndodhi pas kërkesës së presidentit të Serbisë për ta shtyrë takimin në fund të Gushtit. Kryeministri i Kosovës u shpreh i gatshëm që të takohet me Vuçiç në prani të përfaqësuesve të lartë të BE, por një ftesë e tillë deri në këto momente nuk ka mbërritur.
“Me presidentin e Serbisë është vendosur për t’u takuar në Bruksel më 19 Korrik, mirëpo ai ka kërkuar të shtyhet ai takim për fund të muajit Gusht, mbase ka qenë i zënë më përgatitjet e asaj që ndodhi dje, sepse ne do të takoheshim me 19 Korrik dhe e shtyu këtë takim për fund të Gushtit. Unë kam shprehur gatishmërinë time kur na thërret përfaqësuesi i lartë i BE për poltikën e jashtme dhe sigurinë zëvendëspresidenti i komisionit Europian, Josef Borell do të shkojë në Bruksel. Një ftesë të tillë deri në këto momente nuk e kemi, në momentin që e kemi sigurisht që do ta bëjmë publike dhe do të shprehim edhe qëndrimin tonë. Ne jemi për dialog të përgatitur mirë, parimor, të balancuar drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë të përqëndruar në njohjen recpiroke. Gatishmëria nga ne ekziston, ne kemi qenë gjithnjë të përqëndruar edhe konstruktiv, sepse kemi dashur dialog për marrëveshje, jo dialog për dialog, krevativ sepse kemi dhënë propozime konkrete që janë refuzuar dhe kemi qenë të përkushtuar sepse në çdo thirrje për takim jemi përgjigjur pozitivisht.”/tvklan.al