Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur propozimit të Ramës për një Draft për Asociacionin në Kosovë.
Kurti, i bëri një propozim tjetër Ramës. Ai përmes një konferencë për media tha se Rama duhet t’i propozojë presidentit serb, Aleksandër Vuçiq një propozim për shqiptarët e Luginës.
“S’kam dyshim që kryeministri Edi Rama, beson që propozimi i tij i drafstatutit është i mirë dhe duke qenë kështu atëherë krejt çka unë propozoj është që kryeministri Edi Rama, këtë draftstatut për pakicat kombëtare t’ia prezantojë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më së largu në takimin e radhës për Ballkanin e Hapur për shqiptarët në Luginë. Patjetër që ai beson se është model i duhur, e këtë do të duhej t’ia bënte si propozim presidentit të Serbisë për shqiptarët në Luginë, aq më tepër që neni 8 pika 1 e Kushtetutë së Shqipërisë thotë se mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar kudo“, tha Kurti
Tutje ai e thjeshtësoi deklaratën e tij duke i thënë shkurt: Adresa: Beogradi, kërkesa: për Shqiptaret e Luginës”.