Kurti i zë vendin kapitenit, priti pasagjerët e parë që udhëtuan pa viza në Vjenë (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në aeroplan pasagjerët që udhëtuan pa viza sot për në Vjenë.

Ai i ka përshëndetur të gjithë udhëtarët në aeroplan ku dhe i ka lajmëruar se po i flet kryeministri i tyre e jo kapiteni, njofton Klankosova.tv.

“Mirëdita të gjithëve, ky nuk është kapiteni juaj, por kryeministri juaj. Fillimisht urime Vitin e Ri, sot është dita e parë e vitit 2024 por njëkohësisht është edhe dita e parë e udhëtimit pa viza”, ka thënë Kurti.

Më tutje Kurti i uroi pasagjerët që të kalojnë sa më mirë në vizitat e tyre, por i rikujtoi që t’i respektojnë rregullat.

Po ashtu edhe ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, përcolli grupin e parë të qytetarëve të cilët janë përfitues i udhëtimit falas pa viza drejt Vjenës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share