Kurti i gëzohet miratimit të projektligjit për Institutin e krimeve të luftës

FILE PHOTO: Kosovo’s Prime Minister Albin Kurti poses for a picture during an interview with Reuters at his office in Pristina, Kosovo August 10, 2022. REUTERS/Fedja Grulovic//File Photo

Kryeministri Albin Kurti i ka falënderuar deputetët për miratimin e projektligjit përr Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

“Falënderoj secilën e secilin deputet që me votën e tyre po e jetësojmë Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, që do të adresojë krimet e Serbisë në luftën e viteve 1998-1999”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Kemi përjetuar dëme shkatërruese që asnjëherë nuk i kemi matur tamam. As 24 vite pas, nuk kemi shifra që do të mund të na tregonin dëmet nga lufta në vendin tonë”.

Kurti tha që ky institut është i nevojshëm për ta mbrojtur dhe ruajtur kujtesën kolektive që do t’u shërbejë edhe brezave që vijnë.

“Dëmet e shkaktuara dhe vuajtjet e përjetuara nuk janë statistika, por duhen edhe statistikat për ta kuptuar përmasën e padrejtësisë. Për të pasur një hartë të detajuar mbi të gjitha krimet e luftës se ku, çka, si dhe ndaj kujt u ushtruan ato krime në luftën e fundit. Për institucionalizimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e kujtesës kolektive, e cila do të na shërbejë edhe neve edhe brezave pas nesh”.

“Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe veprimet gjenocidale të kryera në Kosovë”.

“Republika e Kosovës nuk mund të harrojë”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share