Kryeministri Albin Kurti po ashtu ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm me granatë dore në objektin e komunës së Mitrovicës së Veriut, duke i bërë thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë “para se të humbasin jetë”.
“Mbrëmë ndërtesa e komunës në N. Mitrovicë është sulmuar nga 2 granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat e afërta.
Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të humbasin jetë”, ka shkruar Kurti në Twitter.