Kurti ende s’ka vendosur nëse do të shkoj në takimin e Brukselit, thotë se do të konsultohet me ekipin e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ende nuk ka vendosur nëse do të shkoj në takimin në Bruksel me presidentin serb, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, raporton Ekonomia Online.

Ai shtoi se për këtë do të flas me ekipin dhe do të vendosë në fillim të javës.

Kurti tha se është i angazhuar në dialog, por tha se po mungon zbatimi i sekuencimit të plotë e pa kushte e pa vonesa i Marrëveshjes bazike dhe Ankesit të zbatimit.

“Unë pata kërkuar që takimi të jetë në javën që po shkon në Bruksel me urgjencë dhe kam propozuar planin pesë pikësh, mirëpo tash kemi një kërkesë që takimi të jetë në javën e ardhshme. Një herë u tha data 22, pastaj data 23, pastaj data sërish 22. Do ta diskutoj me ekipin tim dhe me siguri që do t’i japim një përgjigje javën e ardhshëm”.

“Një sekuencim që do të ishte i balancuar dhe fer, por që praktikisht është krejt i ndryshëm prej asaj që na është ofruar më 26 prill. Jemi të përkushtuar e konstruktivë, por s’mundet që çfarëdo sekuencimi që të ketë më shumë se gjysmën dedikuar neneve 7 dhe 10”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share