Kurti e quan Vuçiqin ‘’Z.Nyet’’, thotë se e refuzoi ofertën e tij të vetmenaxhimit për asociacionin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë përsëri reagim mbi qasjen refuzuese të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq mbi pranimin e aneksit të 18 marsit.

Mes tjerash Kurti në një cicërimë në twitter, thotë se me këtë rast, Vuçiqi ka refuzuar ofertën e tij të vetëmenaxhimit për çështjen e asociacionit, transmeton klankosova.tv.

Tutje Kurti ka përdorur disa terme që në kontekstin rus, përkthehen si ‘përgjigjie refuzuese’ mbi vendimet me rëndësi edhe për politikën e jashtme.

”Pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri nënshkrimin e saj me Aneksin e 18 Marsit, Presidenti i Serbisë refuzoi ofertën time gjeneroze të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës, në një asociacion që unë do ta hartoja dhe propozoja. A është ai Dr. No apo Z. Nyet? Epo, ne e dimë se ai nuk është mjek”.

Andrei Andreyevich Gromyko ishte një politikan dhe diplomat komunist sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.

Ai shërbeu si Ministër i Punëve të Jashtme (1957-1985) dhe si Kryetar i Presidiumit të Sovjetit Suprem (1985-1988).

Gromyko ishte përgjegjës për shumë vendime kryesore mbi politikën e jashtme sovjetike derisa u tërhoq në vitin 1988.

Në vitet 1940, ekspertët perëndimorë e quanin atë Z. Nyet (“Z. Jo”) ose “Grim Grom”, për shkak të përdorimit të shpeshtë të vetos sovjetike në Shtetet e Bashkuara.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share