Kurti e pranon se për dinarin duhet një periudhë tranzicioni

A man withdraws Serbian Dinars from a bank cash machine in northern Serb-dominated part of ethnically divided town of Mitrovica, Kosovo, Wednesday, Jan. 31, 2024. The ban on the Serbian currency was to start on Thursday. USA, Great Britain, France, Italy and Germany called Kosovo Prime Minister Albin Kurti to suspend enforcement of a regulation which bans the Serbian currency in Kosovo. (AP Photo/Bojan Slavkovic)

Kryeministri Albin Kurti i ka dalë në përkrahje Bankës Qendrore të Kosovës në lidhje me Rregulloren e për përdorim të valutave në Kosovë.

Megjithatë, ai tha se mënyra se si është komunikuar vendimi për dinarin, nuk ka qenë e duhura, prandaj, tha se një periudhë tranzicioni është e nevojshme.

“Ne e kuptojmë se mënyra se si kjo çështje është komunikuar mund të ishte më e qartë, për të shmangur konfuzion. Megjithëse rregullorja hyri në fuqi më 1 shkurt, e kuptojmë se një periudhë tranzicioni është e nevojshme”, tha mes tjerash Kurti, raporton Klankosova.tv.

Në një letër dërguar mediave, Kurti thotë se “kjo rregullore nuk synon dinarin serb”.

“Banka Qendrore me të drejtë ka kërkuar që të zyrtarizohen transaksionet informale që ndodhin në dinarë serbë; prandaj ekzistenca dhe vazhdimi i tyre kishte qenë i paligjshëm. Monedha zyrtare e Kosovës është euro dhe rregullorja vjen gati gjashtëmbëdhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë”, tha Kurti mes tjerash në këtë letër.

Tutje, ai thotë se ky vendim është një përgjegjësi themelore e Bankave Qendrore, që synon rregullimin e fluksit të valutave të huaja brenda territorit dhe se mungesa e një rregullimi të tillë “mund të çojë në pastrim parash, financim të terrorizmit dhe aktivitete të tjera të paligjshme”.

Shefi i qeverisë thotë se në këndvështrimin praktik, ky vendim nënkupton se pagesat e marra nga serbët e Kosovës janë ende të lejueshme, “por do të deponohen në llogaritë e tyre me Euro”.

“Natyrisht, posedimi privat i monedhave të huaja mbetet i lejueshëm”, shton Kurti.

Tutje, ai jep arsyet se përse ky vendim duhet respektuar.

“Meqenëse Qeveria jonë shpërndan para publike në formë të subvencioneve dhe mjeteve të tjera për mbrojtje sociale, të cilat janë marrë njëkohësisht nga komuniteti serb në llogaritë e tyre bankare në Euro, ka dëshmi të forta se këto llogari bankare kanë përdorim të gjerë. Pothuajse 35% e komunitetit serb në Kosovë marrin pensione nga Qeveria jonë në llogaritë e veta në Euro. Pensionet që marrin nga Serbia mund të transferohen në të njëjtat llogari, si plotësim dhe jo si zëvendësim të skemave ekzistuese të përfitimeve. Përveç degëve bankare zyrtare, ka 15 institucione të tjera financiare ku pensionet nga Serbia mund të ndahen, në mungesë të llogarive bankare”, shkruan më tej Kurti në këtë letër.

Për më tepër, ai thotë se hapja dhe mirëmbajtja e llogarive të reja bankare në Euro “do të jenë pa pagesë”, ndërsa thotë se përpjekjet e vazhdueshme të Qeverisë “synojnë ta thjeshtësojnë këtë proces”.

Periudha e tranzicionit

Kryeministri tha se periudha e tranzicionit ka filluar tashmë dhe përpjekjet e përbashkëta do të sigurojnë shpejtësinë dhe lehtësinë e saj.

“Ndryshimi gjithmonë sjell vështirësi, edhe nëse ndryshimet forcojnë demokracinë. Por një periudhë tranzicioni kurrë nuk duhet të keqinterpretohet si sulm apo ndarje e thelluar. Dhe pasiguria e shkurtër që haset gjatë kësaj periudhe nuk duhet të shfrytëzohet për përfitimin politik. Kjo periudhë ndryshimi bëhet më e vështirë jo përmes zërave të komunitetit serb këtu, por përmes nxitjes së frikësimit, kur ne, në fakt, do të duhej të ushtronim maturi dhe qetësi”.

“Ne e kuptojmë se mënyra se si kjo çështje është komunikuar mund të ishte më e qartë, për të shmangur konfuzion. Megjithëse rregullorja hyri në fuqi më 1 shkurt, e kuptojmë se një periudhë tranzicioni është e nevojshme. Gjatë këtij muaji, do të sigurohemi që të japim të gjitha informacionet dhe të gjithë ndihmën e nevojshme që ky tranzicion të jetë sa më i lehtë që të jetë e mundur. Tash e tutje, zotohemi po ashtu që të promovojmë fushata të komunikimit që adresojnë këto çështje me ndjeshmërinë që e meritojnë”, u shpreh kreu i ekzekutivit.

Në fund, Kurti pati edhe një mesazh për ndërkombëtarët.

“Është mendimi i të gjithëve që e duan Kosovën, që jemi në progres dhe ka progres për t’u realizuar. Në këtë rrugëtim, veprimet tona gjykohen mbi dy baza: (1) qëllimet dhe (2) shkronja e ligjit. Një veprim që synon të forcojë demokracinë duke zbatuar ligjin, duhet të interpretohet për atë çka është. Ndërsa vendi ynë është duke u rritur në fuqinë e vet demokratike, atij me gjasë do t’i duhen ca përshtatje. Për palët e shumta që janë fuqishëm të investuara në prosperitetin e vendit tonë, të njëjtën e inkurajoj: përshtatjet le të ndodhin, që të arrijmë hapin tjetër, drejt të cilit të gjithë punojmë me zell”, përfundoi kryeministri letrën e tij.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share